Google ADS

COVID-19 shpërthen dhe në Kukës: Pas infermierit pozitiv dhe 4 familjarë të tij e një kolege

10:13 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Numri i të prekurve me koronavirus në qytetin e Kukësit ka shkuar në 6. Pas infermierit, me COVID-19 rezultojnë edhe 4 pjesëtarë të familjes dhe një kolege e tij.

Lajmi është konfirmuar nga Njësia Vendore, por pritet të bëhet zyrtare sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas rastit të djeshëm, ISHP mori 58 tamponë nga të cilët 27 për personelin mjekësor dhe pjesa tjetër për familjaret dhe kontaktet e tyre.

Pas rezultatit të analizave, vetëm një infermiere e urgjencës dhe katër pjesëtarët e familjes të infermierit që një ditë më parë u konfirmua rezultuan pozitiv, duke e çuar në 6 numrin total.

Njësia Vendore e Shëndetësisë në Kukës pohoi se janë listuar te gjitha kontaktet dhe rrethet e miqësisë familjare dhe që nga ora 12 e mesnatës i janë nënshtruar karantinimit të plotë./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme