Çmimet e fruta perimeve në tregje pësuan rritje si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, por fermerët që kultivojnë sera në Elbasan ankohen se po kalojnë ditë të vështira. Ata ankohen për pamundësinë për të dalë në treg dhe rënien e çmimeve. Pasiguri shfaqin edhe për ardhmen.
Elbasan- Zona e Jagodinës në Elbasan është e njohur për kultivimin e produkteve bujqësore në sera.
Zona e është e njohur për kultivimin e lakrës së Brukselit, dhe spinaqit që prej disa vitesh u ka sjellë të ardhura të mira.
Pot fermerët thonë se izolimi për shkak të masave parandaluese të koronavirusit po i penalizon me daljen e treg. Mundësia e vetme sipas tyre është që tregtarët tu shkojnë në sere për të marrë furnizimin.
Por këtë në këtë periudhë thonë se çmimi ka rënë ndjeshëm sidomos për produktet e eksportit
Pritshmëritë nuk janë të larta as për atë që do vijë më pas, pasi edhe pse ka filluar vjelja e kungullit situata nuk paraqitet e mirë.
Edhe dhe pse në vështirësi ata thonë se do të vijojnë të kultivojnë serat e tyre pasi kjo është zgjedhja e vetme që kanë për të jetuar./oranews
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...