COVID-19 paralizon turizmin, hotelet e Sarandës bosh

15:20 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Turizmi është një prej sektorëve që është paralizuar nga pandemia e COVID-19. Operatorët turistikë në Sarandë thonë prenotimet janë anuluar deri në muaj maj, cka për ta përkthehet në rrezik falimentimi. Ndaj, operatorët turistikë të Sarandës i janë drejtuar me 6 kërkesa për mbështje qeverisë.

Në këtë kohë në sarandë duhet të kishin mbëritur kroçerat dhe turistët e parë të huaj, por plazhet dhe hotelet janë bosh.

Turistët e pranverës i kanë prishur planet për pushime buze Jonit, siç tregojnë operatorët turistikë

“Që me rënien e virusit si në vendin tonë të gjitha grupet janë anuluar si për muajin prill dhe maj”.

Sipërmarrësit thonë se kishin bërë investime të mëdha për sezonin e ri turistike dhe tashmë rrezikojnë falimentin, pasi nuk arrijnë të paguajnë as punëtorët.

“Do të shkurtohen të gjithë, do t’i heqim të gjithë nga puna. Jemi në vështirësi të plotë. Më keq nuk ka ku të shkojë.”

Edhe kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë Arben Çipa ngre shqetësimin për rrezikun e falimentimit të biznesit të madh.

Për të shmangur këtë rrezik, ata i janë drejtuar me 6 kërkesa qeverisë ku kërkojnë mbështetje financiare dhe të mos taksohen për një periudhë 3 mujore.

Arben Çipa: Biznesi i madh është mekanizmi kryesor që vendos në lëvizje edhe shumë biznese të tjera, që kryeministri ka vendosur t’i suportojë.

Saranda është nga ato qytete që të ardhurat i ka vetëm nga turizmi, dhe mos funksionimi i këtij sektori si në situatën e krijuar nga pandemia globale përveç falimentimit të bizneseve qyteti do të përballet me papunësi të disafishuar./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme