Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimeve për menaxhimin e situatës pandemike në vend nuk ka ngurruar të sulmojë edhe opozitën.
Rama ka njoftuar se testet e shpejta do të hyjnë shumë shpejt në proces, teksa ka thënë se në këtë situatë merr parasysh vetëm fjalën e ekpertëve.
Ai ka folur edhe për Kryemadhin dhe Bashën, duke thënë se “Del një çift dhe njëra thotë “Shkoni në kisha e xhami”, tjetri thotë “unë e frenoj infeksionin, mjafton të bëni këtë”. Kjo quhet opozita e bashkuar që kërko të marrë pushtetin dhe vihemi rëndomë si shoqëri në opozitën e 100 të mençurve që i gjëmojnë gurit të budallait. Çdo ditë budallai hedh një gurë në lumë dhe të gjithë turren të gjejnë gurin. Një rënie e nivelit aty ku nuk thuhet.”
Rama: Testet e shpejta do të hyjnë së shpejti në proces, por kur flasim për vende të tjera një pjesë e madhe e testeve të deklaruara janë teste të shpejta. Janë çështje eksperetësh dhe unë s’kam pse justifikoj asgjë, unë bëj atë që sugjerojnë ekspertët dhe kam besim absolut te ata njerëz. I kam parë, i kam dëgjuar dhe kam mkundur të shof që vazhdimisht fjala e tyre ka dalë.
Nëse dikush do ti japë përgjigje pyetjes: Përderisa Lulzim Basha paska gjetur formulën që ta frenojë infeksionin duke i çuar testet nga x te y, si ka mundësi që këtë formulë nuk e ka gjetur as Gjermania, as Franca dhe asnjë vend tjetër që kanë bërë numra të mëdhenj testesh? Sepse nuk ka lidhje fare.
Në këtë betejë ne shikojmë që nuk ka gjëra të shkruara në gurë. Ekspertët më të mëdhenj dhe më të famshëm para disa kohësh thanë që maska nuk bën punë, pastaj thanë për mjediset e mbyllura dhe pastaj që duhet përdorur dhe jashtë. Pra evolon qasja e atyre që janë të padiskutueshëm në profesionalizmin, eksperiencën dhe fjalën e tyre.
Del një çift dhe njëra thotë “Shkoni në kisha e xhami”, tjetri thotë “unë e frenoj infeksionin, mjafton të bëni këtë”. Kjo quhet opozita e bashkuar që kërko të marrë pushtetin dhe vihemi rëndomë si shoqëri në opozitën e 100 të mençurve që i gjëmojnë gurit të budallait. Çdo ditë budallai hedh një gurë në lumë dhe të gjithë turren të gjejnë gurin. Një rënie e nivelit aty ku nuk thuhet.
Mohime sy për sy të fakteve, refuzime për të konsioderuar realitetin dhe patjetër një paaftësi, papërgjegjshmëri që ka marrë proporcione që do të shkojnë për t’u zmadhuar me simptoma që të bjën të mendosh që këta duhen çuar për shpifja apo për kurime. Nuk e di si flitet me këta njerëz. Nuk e kuptoj se çfarë pret akoma ajo pakicë që i pret nga mbrapa këta sharlatanë.
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren