Google ADS

Covid-19 në Shqipëri, Ministrja zbardh shifrat: Sa tamponë, shtretër e pajisje respiratore kemi

23:41 | 16 Mars 2020
Trina Galanxhi

“Në Shqipëri ne kemi mbi 9000 shtretër përfshirë dhe spitalet jo publike që janë vënë në dispozicion të situatës, që do vihen në shërbim në varësi të situatës dhe skenarëve.

Deklarata është bërë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka folur në një lidhje me emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në report tv.

Manastirliu gjithashtu ka folur dhe për sasinë e tamponëve, të nevojshëm për testimin e qytetarëve për koronavirusin. Sipas Ministres, sasia është e konsideruesme dhe se Shqipëria vijon të furnizohet, kësisoj shqetësimi për to nuk është i nevojshëm.

Manastirliu: Kemi sasi të konsiderueshme me tamponësh dhe vijojmë të furnizohemi në vazhdim, mos shqetësoheni fare, ne kemi pajisjet e nevojshme dhe po hapim laborator tjetër. Edhe sot edhe në fund të javës do të vijnë teste. Kemi kitet dhe ragentët që na vijnë në mënyrë periodike. Nuk është për t’u vendosur në dyshim.

Në lidhje me pajisjet respiratore, jetike për të shpëtuar jetën e atyre pacientëve që shfaqin problem serioze në frymëmarrje, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se janë në dispozicion deri më tani 200 të tilla.

Manastirliu: Ne i kemi marrë masat, qeveria është angazhuar për të vendosur cdo gjë në dispozicion. Do të shtojmë flotën e respiratorëve që do të kemi në dispozicion. Në publik dhe jo publik janë 200, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi marrë masat për t’u forcuar.

Është situatë e vështirë që e gjithë bota po përballet ndaj qeveria  është angazhuar për masa drastike dhe të përditshme në raport me izolimin. Unë besoj se një thirrje për qytetarët për të zbatuar të gjithë urdhrat dhe vendimet duhet bërë gjithmonë. Kjo është në dorën tonë. Lombardia nuk mori masat në kohë, por ne jemi në kohë. Sistemi unë shëndetësor ka vetëm 7 vite që po forcohet, më parë edhe këto laborator dhe respirator nuk do të ishin.

Edhe sistemi nuk do të arrinte të ofronte këto garanci. Ashtu sikur kemi marrë vendimin për të ndaluar eksportet edhe vendet e tjera. Ne jemi ballafaquar me këtë problem, pasi furnizimi në vazhdim dhe shtimi i stokut për të siguruar rritjen qoftë në materialet e mbrojtjes apo respiratorëve por jam e bindur që do ia arrijmë që ti kemi, edhe me ndërhyrjet qeveritare për të mbështetur sa më shumë personelin mjekësor. Do të gjejmë të gjithë stokën që të jenë të mbrojtur 100% edhe për respiratorët që ti kemi sa më shpejt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme