Covid-19 në Shqipëri: 4 viktima dhe 117 raste të reja, 123 të shtruar në spital

Covid-19 në Shqipëri
16:24 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Rritja e rasteve ditore të ditëve të fundit, rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive e kanë vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar. Por në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë apelon për bashkëpunimin e qytetarëve për respektimin e rregullave, që të kufizohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të gjithë qytetarëve të vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur, të respektoni distancën prej të paktën 1.5 metër nga të tjerët dhe të kujdeseni për higjienën personale dhe kolektive.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar

Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju drejtohet qytetarëve të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse kanë shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (28 Korrik 2020)
Testime totale 39690
Raste pozitive 4997
Raste të shëruara 2789
Raste Aktive 2060
Humbje jete 148 (Qarku Tiranë 79, Shkodër 23, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1111
Durrës 245
Shkodër 202
Vlorë 102
Lezhë 81
Fier 76
Korçë 71
Elbasan 48
Kukës 52
Berat 29
Gjirokastër 22
Dibër 21

 

Të ngjashme