Rastet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm ditët e fundit në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundi në Shqipëri janë konfirmuar 619 raste të reja me koronavirus, ndërkohë një 83-vjeçare nga Gjirokastra ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 619 qytetarë, në këto bashki:
327 në Tiranë, 32 në Shkodër, 31 në Durrës, 26 në Fier, 24 në Berat, 21 në Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë, 10 në Lushnje, nga 8 qytetarë në Krujë, Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamzë, Vorë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Patos, Himarë, Korçë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Mat, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Kukës, Shijak, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Dibër, Roskovec.
Janë 3,167 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.
Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,802 që nga fillimi i epidemisë./abcnews.al/
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...