E premtja regjistroi shifrat më të larta të të prekurve me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.
90 qytetarë rezultuan pozitiv me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht edhe këtë të premte humbën jetën 3 pacientë.
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, parashikon vijimin e këtij trendi rritës përgjatë muajit korrik, ndaj kërkon edhe shtimin e numrit të testeve.
Alimehmeti: Patjetër do të kemi rritje rastesh, pres që korriku të vazhdojë të ketë rritje të rasteve. Vjen si rrjedhojë e sjelljes dhe hapjes së qershorit. Është shumë e rëndësishme që në këtë moment të kemi njëkohësisht edhe rritje të testimeve sepse ajo do të na tregojë rritjen e vërtetë. Nëse do të rrimë stabël në këto testime që kemi nuk do të gjejmë dot rritjen e vërtetë.
Në një intervistë për Rtv Ora, ai tha se është e nevojshme të nisin testimet sistematike në strukturat spitalore.
Alimehmeti: Duhet të fillojmë testime sistematike në disa struktura, si strukturat spitalore që ende nuk po ndodh. Edhe pse do të gjejmë më shumë do të bëjmë të mundur ndërprerjen e transmetimit se këta njerëz do të izolohen.
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?