COVID-19, Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10 milionë euro ndihma

17:49 | 10 Gusht 2020
Arbresh.info

Mbi 10 milionë euro është ndihma që Gjermania i premton Shqipërisë në përballje me pasojat e pandemisë së coronavirusit.

Ndihma e premtuar nga Gjermania ka si objektiv lehtësimin e krizës sociale dhe ekonomike për shkak të Covid 19.

Angazhimi i qeverisë gjermane iu komunikua ministres së Financave dhe Ekonimisë, Anila Denaj, në një takim që kjo e fundit pati me ambasadorin gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Diplomati theksoi se vendi i tij do t’i qëndrojë pranë partnereve shqiptarë në këtë përballje me virusin vdekjeprurës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme