Conte: Ju bëj thirrje që tregoni solidarizim me Shqipërinë mike në të cilën janë përjetuar një numër i madh tronditjesh. Shqipëria, nuk mund dhe nuk duhet të lihet vetëm
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, në samitin e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) ku merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri thirrje për mbështetje ndaj Shqipërisë e cila u godit nga tërmeti më 26 nëntor.
Gjatë një fjalimi në hapjen e samitit, Conte ka përmendur tërmetin i cili tronditi Shqipërinë më 26 nëntor, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 900 të tjerë.
“Ju bëj thirrje që të tregoni solidarizim me Shqipërinë mike në të cilën janë përjetuar një numër i madh tronditjesh. Shqipëria, nuk mund dhe nuk duhet të lihet vetëm. Nga ju kërkoj që të kontribuoni në fondin e rindërtimit në Shqipëri. Së fundmi këtë e kemi biseduar edhe në Këshillin e BE-së. Italia ndodhet në vend të parë në këtë pikë”, tha Conte.
Në fjalën e tij Conte tha se këtë vit festojnë 30-vjetorin e themelimit të CEI dhe se vendi i tij ka luajtur në rol qendror për formimin e këtij institucioni.
Kryeministri italian se CEI u themelua gjatë shembjes së murit të Berlinit me iniciativën e vendeve të tilla si ish-Jugosllavia, Italia dhe Hungaria. “Ata e kuptuan rëndësinë historike të momentit ku ndodheshin dhe hodhën themelet e kësaj aventure të jashtëzakonshme pasi perceptuan potencialin e intensifikimit të dialogut mes perëndimit dhe lindjes”, shtoi Conte.
Kryeministri Italian theksoi se në samitin e sotshëm do të diskutojnë integrimin në Evropë, bashkëpunimet rajonale dhe mundësitë ekonomike.
Ai ka njoftuar se me shfaqjen e kësaj iniciative, Italia ashtu sikurse kërkon edhe sot, ka preferuar të qëndrojë krah dialogut dhe integrimit. Conte më tej në fjalën e tij u shpreh se “Sot edhe njëherë dua të theksoj se Italia në mënyrë të fuqishme dhe të vendosur mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor. Italia si mbështetëse e këtij zgjerimi do të jetë gjithmonë në radhë të parë dhe ajo do të vazhdojë mbështetjen e saj deri në arritjen e një rezultati”.
Në samitin e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) që organizohet nga Ministria e Jashtme në Romë ku Italia ka presidencën e radhës morën pjesë Kryeministri kroat, Andrei Plenkoviç, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Moldavisë, Ion Chicu, Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Zv.kryeministri i Hungarisë, Zsolt Semjen, Zv.kryeministri i Sllovakisë, Richard Rasi, Zv.kryeministri i Sllovenisë dhe ministri i Jashtëm, Miro Cerar, ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek, Sekretari i Përgjithshëm i CEI, Roberto Antonione, Komisionieri i BE-së përgjegjës për zgjerimin, Oliver Varhelyi, si dhe përfaqësues të niveleve të ndryshme nga Ukraina, Bullgaria, Rumania, Polonia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Bjellorusia./AA
EKSKLUZIVE/Me pranga në duar, largohet nga gjykata i dyshuar...
Bislimi: Kosova ka dëshmuar progresin e saj përmes indikator...
Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vr...
Dreshaj: Buxheti për vitin 2025 është buxhet i fukarallëkut,...
Mevlani dhe Xheneta të pakënaqur me punën në lavanderi
Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve