2023 ishte vit rekordesh për Shqipërinë në shumë fusha, por në krye të piedestalit qëndron turizmi, me mbi 10 milionë turistë në një vit kalendarik.
Jehona e bërë bukurisë shqiptare duket se do të vijojë edhe në 2024. Për këtë ka menduar “CNN Travel” e cila në një artikull të saj, e ka renditur Shqipërinë si një nga 24 destinacionet që duhet vizituar për vitin 2024.
E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte kaq popullore si destinacion plazhi më parë.
Por çmimet e saj të arsyeshme, kanë parë një lulëzim të turizmit gjatë viteve të fundit, thuhet ndër të tjera në artikull.
Më tej aty theksohet se në vitin 2024 pritet të hapet një aeroport i ri në Vlorë, në bregdet, që do të lehtësojë udhëtimet në plazh.
Por, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa bregdetin e saj.
Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastër, si dhe peizazhe malore mahnitëse, Thethi është më i popullarizuari.
Parku Kombëtar i Vjosës mbetet ende një përle ende e pa eksploruar. Ajo tërhoqi vëmendjen e botës pasi u shpall zyrtarisht park kombëtar dhe konsiderohet si një nga lumenjtë e egër në Evropë./rtsh.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...