Çmimi i gazit, që tregtohet në karburante është rritur sërish, duke sjellë një rekord historik për Shqipërinë. Mesatarisht, në pikat e autogazit, një litër kushton 72 lekë, por ka dhe pika të cilat e tregtojnë litrin me 75 lekë.
Nëse llogaritet nga fundi i Dhjetorit, kohë kur mbi këtë produkt nuk ishte vendosur akciza, çmimi është rritur me 60%. Në fund të Dhjetorit, një litër gaz kushtonte 42 lekë.
Shqipëria është futur edhe në listën e vendeve ku gjatë këtij viti, çmimi i këtij produkti është rritur më shumë. Vendi ynë është në krah të Gjermanisë, Belgjikës dhe Luksemburgut.
Të kontaktuar nga Televizioni Klan, shoqëritë që tregtojnë këtë produkt thonë se rritja ndodhi herën e parë për shkak të vendosjes së akcizës 8 lekë për litër, ndërsa herën e dytë është sezonale: në këtë periudhë ka kërkesë më të madhe për gaz dhe tregjet ndërkombëtare kanë rritur çmimin.
Por nëse në të gjithë botën gazi është rritur mesatarisht me 5 cent për litër, në Shqipëri rritja është me 13 lekë. Përfaqësues të biznesit kërkojnë ngritjen e një enti të veçantë, që të vendosë tavan për çmimet e produkteve sensitive.
Pas rritjes së parë Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim për këtë treg, pasi ka ngritur dyshime për monopol dhe vendosjes së tyre në mënyrë abuzive nga tregtarët. Në datën 18 Shkurt, ai do të dalë në konkluzione të hetimit.
Të pyetur nga Televizioni Klan, drejtues të autoritetit thonë se do të diskutojnë nëse do të përfshijnë në hetim dhe rritjen që ka ndodhur gjatë 3 ditëve të fundit.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...