Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse jane bosh ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50 për qind të kapaciteteve.
Për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta.
“Çmimet më duken më ndryshe se nga Tirana, por çadrat i rrisin çmimet përditë. Më vjen keq se edhe pastërtia nuk është në nivelin e duhur, kanë mundësi më shumë të bëjnë, varet dhe nga vetë banorët, por duhet punë më e madhe edhe nga bashkia”, thotë një pushuese.
Për turistët e huaj, çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet e tyre, por sërish të larta për Shqipërinë.
“Jam nga Gjermania, hera e tretë që vij në Vlorë. Në krahasim me Gjermaninë, çmimet janë më të ulëta, por nga vjet këtë vit janë më të shtrenjta”, thotë një pushues tjetër.
“Jam nga Kosova, dje kam ardhur, kam qenë edhe herë të tjera. Çmimet? Me shtrenjtë, shumë më shtrenjtë”, shprehet turisti tjetër.
Vetë menaxherët e holeteve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.
“Çmimet vjet kanë variuar nga 120 euro-250 euro, ndërsa këtë vit fillojnë nga 150-350. Nuk mendoj që është arsyeja kryesore rritja e çmimeve, mendoj qe turistët e huaj këtë vit janë shumë herë me të pakët per të mos thënë inekzistent, mungon turizmi elitar.”
“Kemi një ndryshim të çmimeve rreth 20- 30% , konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë triple shkonte 90 euro sivjet shkon 110 euro. Përsa i përket prenotimeve, vjet në datën 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, sipas tyre.
Për kreun e sektorit hotelier për jugun, Adnand Aliaj rezervimet janë në 50 për qind të pritshmërive. Problematikë mbeten çmimet e larta.
“Duhen parëpak edhe politikat e brendshme për të ruajtur një standard dhe me vendet që kemi afër sepse konkurenca është shumë e fortë duke parë Malin e Zi, Greqinë, mundësia e hapjes për këto shtete tani është e mundshme dhe ndoshta ndikon te çmimet. Presim fundin e korrikut dhe gushtin”, theksoi Aliaj.
Çmimi i shezlongëve nis nga 500 lekë në zonën e Lungomare për të vijuar me 1 mijë deri 2 mijë lekë, duke u zhvendosur gjatë vijës bregdetare.
Rritja e çmimeve duket se po tkurr kohëzgjatjen e sezonit. Pritshmëritë për muajin korrik janë nën mesatare. /Euronews Albania/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...