Rritja e çmimit te naftës dhe produkteve të tjera bazë të shportës ushqimore, janë reflektuar edhe në bregdetin jugor të Shqipërisë, aty ku shumë vendas dhe të huaj zgjedhin të kalojnë temperaturat e nxehta të korrikut.
Nisur nga çmimet e larta në akomodim apo ushqim, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi kanë monitoruar situatën në bare, restorante dhe hotele në zonën e Ksamilit.
Kumbaro tha se çmimet i vendos tregu, por është shumë e rëndësishme transparenca në raport me klientët.
“Jemi në monitorim të të gjithë sezonit turistik, që nga pastërtia, që nga menaxhimi i plazheve, por edhe për t’u siguruar që sezoni të shkojmë mirë edhe përkundrejt respektimit ndaj detyrimeve tatimore. Sigurisht ne nuk kontrollojmë çmimet, se është një treg i lirë, por është shumë e rëndësishme që të kemi një lloj qetësie të klientelës në raport me transparencën“, u shpreh Kumbaro.
Në bisedat me disa menaxherë subjektesh, Kumbaro tha se duhet të ofrojnë transparencën e plotë me menu jo vetëm brenda, por edhe jashtë restoranteve për të shmangur keqkuptimet me klientët, si edhe ofrimin e kuponit tatimor në çdo transaksion.
Investimet e reja lidhur me fiskalizimin bëjnë të mundur që subjektet të monitorohen në distancë nga administrata tatimore pa krijuar shqetësimet e kontrolleve të befasishme kur bizneset janë në kulmin e sezonit turistik.
Këtë vit, sipas drejtorit të përgjithshëm të tatimeve Ceno Klosi, është prioritare që që bizneset të mos bezdisen më nga kontrolle masive, por të monitorohen në distancë dhe atje ku konstatohen probleme të merren masa.
“Arsyeja pse kemi ardhur me ministren e turizmit Kumbaro është sepse ka ankesa për mostransparencë. Qëllimi i vizitës është që të gjithë bizneset të kuptojnë që e mira e përbashkët është trasnparenca ndaj turistit pasi në momente të caktuara mund të sjellë fitime të vogla, por në plan afatgjatë shkakton dëme të pariparueshme“, u shpreh Klosi./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...