Një sherr në familje ka përfunduar me dhunë dhe një të arrestuar ditën e sotme në Korçë. E arrestuara është nusja e shtëpisë H. A. 33-vjeçe.
Vajza nga Durrësi e martuar në Korçë pas një debati në familje në lagjen nr. 13, Korçë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vjehrrës M. A., 63 vjeçe, kunatit E. A., 37 vjeç si edhe ndaj vajzës së saj të mitur 4-vjeçare, ndërsa ka thyer orendi dhe sende të tjera shtëpiake.
Pas sinjalizimit, policia arriti në vendin e ngjarjes duke e arrestuar nusen e shtëpisë. Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”./Abcnews.al/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...