Pas atentatit, policia dhe grupi hetimor kanë kryer kontrollin e imtësishëm të automjetit të djegur të atentatorëve.
Ne kontrollin e mjetit në vendngjarje nuk jane gjetur armë, dhe fizikisht viktimat nuk kanë pasur armë. Ndërsa në mjetin e djegur janë gjetur dy armë zjarri kallashnikovë.
Erigers Mihasi e Armando Dumani të cilët u vranë në atentat janë kontrolluar nga efektivët e policisë vetëm 30 minuta para se të ekzekutoheshin në zonën e “Politeknikut”.
Vëmendjen policisë mësohet se ia kanë tërhequr xhirot e shumta që po bënin të rinjtë. Kështu, se 32-vjeçari po drejtonte mjetin e llojit “Audi” brenda të cilit u vra në momentin që një efektiv i Policisë Rrugore e ndaloi dhe i kontrolloi dokumentacionin e nevojshëm.
Fax News ka siguruar pamjet ku u gjet e djegur makina tip “Toyota” në Thumanë, e që dyshohet se i përket autorit/ve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...