Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj foli me tone të ashpra në studion e emisionit “Të Pa Ekzpozuarit” në News 24, ndërsa theksoi se shefi i qeverisë duhet të ishte sot nën hetim.
Gjithashtu deputeti i PD-së tha se qëllimi kryesor i opozitës është që të fitohet beteja për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndryshe siç është bërë deri më sot.
“Për çfarë synon opozita. Opozita kërkon një gjë shumë të thjeshtë, zgjedhje të lira. Kërkon kushte demokratike. Po e shikojmë se si pasurohet Rama dhe disa oligarkë. Si t’ja bëjmë? Se në fund të fundit ai thotë se unë jam zgjedhur dhe ata do të synojnë karrigen time. Unë mendoj se nëse ka dhunë demokracia ka dështuar. Ka dështuar se nuk ka asnjë ndikim.
Unë dyshoj se edhe kur Rama të mos jetë kryemister them se prapë nuk do të kemi zgjedhje të lira. Unë mendoj që është e domosdoshme, që Edi Rama duhet të jetë nën hetim për atë që ka bërë. Minimalisht duhet të ishte në hetim, por kjo më duket absurde dhe e pamundur.
Lufta e opozitës ka shumë beteja dhe është shumë e gjashtë. Berisha po kërkon vëmendja për një problem shumë të madh, që sa më vonë të ngrihemi aq më shumë vështirë do ta kemi. Ky po forcohet dita ditës, sepse i ka kapur të gjitha”, tha Agron Shehaj.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë