Vdes fëmija 16 muajsh nga Pakistani rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21. 30 në shërbimin Pediatrik në QSUT. Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por pa mundur ta rikthejnë në jetë.
Shkaku i vdekjes së fëmijës mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.
Burime për Neës 24 thanë se familja pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të shpie drejt urgjencës pediatrike dhe asnjë automjet nuk hapte rrugën, ç’ka ka detyruar dy prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.
Vetëm pasi automjeti i policisë ka ndezuar fenelinat është mundësuar hapja e rrugës por më kot.
Burime nga QSUT pohojnë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë, ç’ka ka mundësuar mjekët të japin ndihmën e parë në kohë.
Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...