Zbulohen detaje të reja për ngarkesën me kokainë të kapur në Greqi. DEA Amerikane kishte marrë informacion për drogën që kishte mbërritur me kontenier nga Amerika Latine.
Operacioni është zhvilluar në një banesë në Selanik, të marrë me qira përmes platformës Airbnb. Dy të arrestuarit janë një çift shqiptaresh. Burri i quajtur Adrian i njohur si Ari dhe gruaja me emrin Nela. Ata janë kapur gjatë kohës që po zhvillonin takim me dy kroatët, njëri prej të cilëve arriti të arratisej teksa u hodh nga ballkoni. Droga ishte fshehur ne arusha lodër siç duket edhe në videon e sekuestrimit nga policia greke të 324 kg kokainë e pastër në 250 pako.
Kokaina e sekuestruar ishte e pastër dhe nëse përzihej fitimi do të trefishohej duke shkuar deri në 100 mln euro. Policia dyshon se një ngarkesë e dytë po bëhej gati të vinte nga Amerika Latine, por tashmë kjo gjë pritet të anulohet pas arrestimit të drejtuesve të grupit.
Pas çiftit shqiptar janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë një shtetas grek dhe 2 serbë. Sipas agjentëve të Policisë, organizata ka lidhje me degë të saj në disa vende Evropiane.
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...