Në prangat e policisë italiane kanë përfunduar ditën e sotme 3 shqiptarë, të cilët ishin pjesëtarë të së njëjtës familje.
Siç bëhet me dije nga policia italiane, në pranga janë vënë dy burra, një 41 vjeçar, një 19 vjeçar dhe një grua 37 vjeçare, në një banesë të fshatit Giulianello di Cori (Latina).
Nga hetimet e para, policia thotë se banesa e shqiptarëve përdorej si bazë droge, ndërsa gjatë kontrollit brenda saj janë gjetur rreth 50 gram kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, materiale për paketimin e saj, substancë e ashtuquajtur “da cut”, pershore elektronike, celularë dhe 350 euro.
Policia ka arrestuar tre shqiptarët, burrë e grua dhe nipin e tyre, ndërsa deri tani dihet identiteti i tyre./GazetaExpress
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...