Gabriele dhe Konrad e ndërrojnë një jetë të qetë e idilike në Gjermani me një të pasigurt në Shqipërinë jostabile, thuhet në emisionin “Goodbye Deutschland”
Jemi mësuar tashmë me emigrimin e shqiptarëve drejt Gjermanisë por nuk ka ndodhur të shohim lëvizje në kahun e kundërt. Gabriele dhe Konrad Woller duan të na tregojnë se edhe kjo gjë mund të ndodhë, dhe këtë e bëjnë me shembullin e tyre personal.
Siç tregon emisioni “Goodbye Deutschland”, Gabriele 55 dhe Konradi 61 vjeçarë nga Bremeni i Gjermanisë veriore, duan ta hapin një kamp pushimi pikërisht në Shqipëri. Ata e ndërrojnë një jetë të qetë e idilike në Gjermani me një të pasigurt në Shqipërinë jostabile, thuhet më tutje në emision, transmeton albinfo.ch.
Çifti ka kursyer 20 mijë euro, për të ngritur në Himarë, bregdetin e Jonit një kamping bashkë me një kiosk. Veç kësaj ata duan të japin edhe barka me qira dhe të ofrojnë udhëtime turistike me ciceronë. Mirëpo as Gabriela e as Konradi nuk kanë fare përvojë në këtë fushë dhe veç kësaj u mungon njohja e gjuhës dhe… e fatit! Migrimi i tyre që nga fillimi ngjan me një makth, çfarë çifti nuk e kishte paramenduar.
Që nga rruga me kamion nëpër Evropë, e shndërruar në odiseadë të vërtetë shihet se punët po ju shkonin ters. Katastrofa e parë u ngjan në kufirin në mes të Hungarisë dhe Serbisë, ngase kamioni është përplot mallra që duhen doganuar… Por ky ishte vetëm fillimi i periudhës më të keqe të jetës së tyre.
Në Shqipëri pastaj njëra katastrofë ia zë vendin tjetrës. Njëri nga rastet më të pazakonshme të emigrimit të pasqyruara në emisionin “Goodbye Deutschland” fillon me shumë vuajtje dhe me lot. Por a do të ketë megjithatë hepiend për çiftin? Këtë mund ta shohim sonte në emisionin e përmendur që fillon në në 22.15 në televizionin gjerman vox.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...