Pas 7 pritash dhe atentateve të vazhdueshme, Fatmir Haklaj, i akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit do shuhej nga një plumb pas shpine në fshatin Bujan të Tropojës me 4 nëntor 1999.
Fatmir Haklaj ishte pranë shtëpisë së mikut të tij Jaho Mulosmani dhe po ashtu ishte nën shoqërinë e Sami Kërrnajës, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme pas një plumbi të marrë në ballë, ndërsa Jaho Mulosmani arriti t’i shpëtonte breshërive duke marrë dy plumba “të padëmshëm” në ije dhe krahun e majtë. Në vitin 1997 Fatmir Haklaj ka qenë shef i komisariatit të policisë së Tropojës dhe në një video të rrallë nga një televizion lokal, Haklaj uron tropojanët për Vitin e Ri 1998.
Ai shpreh urimin që të kishte sa më pak dhimbje dhe plagë duke qenë se gjakderdhja që ka ndodhur në Tropojë nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Shqipërisë. Rreth 200 djem janë vrarë brenda fiseve si shkak i konflikteve dhe frymës përçarëse që iniciohej edhe nga politika. Me 12 shtator po të vitit 1998 të cilin Haklaj e uronte pa plagë, u lajmërua se ai ekzekutoi Liderin e Dhjetorit Azem Hajdarin.
Video e publikuar është e rrallë, pasi është i vetmi filmim ku Fatmir Haklaj shfaqet në një prononcim publik. I veshur me kamuflazh dhe me një mjekër të gjatë, në këtë video duket edhe karakteri Fatmir Haklajt, i sertë dhe tepër serioz në çdo fjalë, pavarësisht se po uronte një festë.
Prononcimi në media i Fatmir Haklajt:
Z.Fatmir, cili është mesazhi juaj drejtuar forcave të ruajtjes së Rendit dhe popullit të rrethit të Tropojës për Vitin e Ri 1998? Forcat e Rendit Publik me punën dhe gatishmërinë e tyre, në bashkëpunim me të gjithë popullin e malësisë së Gjakovës kanë arritur rezultate të mira për sa i përket vendosjes së rendit dhe qetësisë në rrethin tonë, gjë e cila tregon se rezultatet e deritanishme kanë qenë të mira dhe gjendja vazhdimisht ka ardhur në përmirësim.
Me këtë rast kërkoj nga të gjitha forcat politike, nga të gjithë qytetarët e rrethit të Tropojës, nga shoqatat, që të na ndihmojnë në vendosjen e rendit dhe qetësisë në rrethin tonë. Me këtë rast të gjithë popullit të malësisë të Gjakovës i uroj për shumë vjet gëzuar Vitin e Ri dhe viti që po vjen të kalojë me sa më pak dhimbje dhe plagë.
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...