Marinela i ka dhënë jetë fëmijës së saj të parë.
Djali që mban në krahë i ka dhuruar emocion por i ka shtuar mendimet për të ardhmen e tij.
“E vështirë, e dhimbshme, por në fund shumë e bukur”
29 vjeçarja përfiton 40 mijë lekë nga bonusi i bebes. Edhe pse shpenzimet janë më të larta ajo shprehet e kënaqur.
“Është një gjë shumë e mirë që prindërit e rinj i ndihmon shumë. Ato lekë do ti ruajmë për djalin, diçka do ti marrim, por do ta mendojmë”
Bonusi mund të merret vetëm pak orë pasi fëmija ka ardhur në jetë duke dorëzuar në zyrën e posaçme të krijuar në maternitet dokumentet e identifikimit.
Për fëmijën e dytë, ashtu sikurse është edhe rasti i këtij prindi, çeku përmban 80 mijë lekë.
Gjatë vitit 2018 lindën rreth 5200 bebe më pak krahasuar me një vit më parë. Të dhënat sinjalizuan një situatë alarmante dhe vunë në lëvizje qeverinë e cila miratoi vendimin për bonusin.
Por a mjafton vetëm kjo masë për të rritur nivelin e lindshmërisë?
Sociologët thonë se vlera e shtuar e çekut për të porsalindurit është një hap pozitiv por nuk lehtëson shpenzimet e larta të prindërve. Madje ai nuk mund të përmirësojë statistikat për lindjet që tregojnë rënie drastike.
Arjana Muça, Sociologe: Nëse ky bonus është indicje dhe është fillimi, atëherë duhet ta shohim këtë asistencën për fëmijët si përkujdesje për ndihmë ushqimore, veshmbathje, për arsimin dhe këto duhet të mbulohen me politika sociale.
Arjana Muça thekson se mbështetja financiare për fëmijët nuk duhet të mungoje as gjatë rritjes së tyre.
Arjana Muça, Sociologe: Asistencë për familjet e reja, punësimi i të rinjve, prindërve. Kur flasim për asistencë për fëmijën ai që është e nevojshme është asistencë në shëndetësi, asistencë në arsim, ndihmë sociale ekonomike e familjes për të mbuluar shpenzimet e ushqimit bazë të fëmijës.
Në vende të ndryshme të Evropës dhe Botës, lindja e një fëmije shoqërohet edhe me një pagesë mujore, e cila përfitohet deri sa fëmija arrin moshën 18 vjeç./Oranews
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...