Pak ditë më parë (16 korrik) anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjodhën dhe pikëzuan 15 më të mirët e atyre që do të jenë pjesë e SPAK. Mes tyre tre vendet e para i zunë Altin Dumani kryeprokuror i Apelit për Krimet e Rënda, Anton Martini prokuror i Krimeve të Rënda dhe Elisabeta Imeraj kryeprokurore e Tiranës.
Mes të pikëzuarve spikasin emra prokurorësh që kanë qenë pjesë e njësive task force në hetimin e korrupsionit në vite. Miratimi i kësaj liste tashmë do të thotë se do të pritet vettingu për shumicën prej tyre.
Në listën me 22 kandidatë nuk munden të marrin pikë maksimale prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara të cilët janë konfirmuar në detyrë, por që gjatë intervistimit pavarësisht dosjeve të forta që ata kanë, ata ishin prezantuar para KLP me çështje që nuk kishin marrë vendim të formës së prerë. Nuk u kualifikuan edhe emra të tjerë sikurse kryeprokurorja e komanduar e krimeve të Rënda, Donika Prela apo Besim Hajdarmataj.
Ndërkohë Këshilli i Lartë të Prokurorisë ka publikuar një pjesë të marrjes në pyetje të këtyre kanidatëve ku spikat kryeprokurorja e komanduar e krimeve të Rënda, Donika Prela. Për gjithë kandidatët e tjërë janë publikuar vetëm prezantimet, ndërsa për Donika Prelën duket se administratës së KLP-së i ka shpëtuar një nga pyetjet.
Gjatë punës suaj nëse zgjidheni pjesë e SPAK, ju mund të jeni subjekt presioni politik me ndërhyrje direkte apo indirekte të forcës politike që ndodhet në pushtet atë moment. Si mendoni do jetë reagimi juaj?
Donika Prela: Mendoj që një prokuror, nëse ndodhet në pozicionin e punës të prokurorit zbaton ligjin dhe kushtetutën. Nuk ka pse të jetë objekt i presioneve të çfarëdo lloj natyre. Eksperienca ime të paktën 2 vjeçare në drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregon që jam sulmuar personalisht në shumë drejtime, duke filluar që ditën e parë që kam ardhur në detyrë që kjo prokurore ka ardhur në drejtimin e Prokurorisë së krimeve të Rënda për të zgjidhur çështje të ndryshme konkrete. Filloj me çështjen e Agron Xhafës, pastaj me rastin e çështjes Tahiri, me çështjen Shullazi. Pra kjo është prokurore që do të vijë dhe ka si synim zgjidhjen e këtyre gjërave. Ndërkohë koha ka treguar se çështja e Agron Xhafës mori atë zgjidhje që mori, dhe nuk ishte zgjidhje e drejtueses së prokurorisë së krimeve të rënda pavarësisht se u atakua drejtpërdrejt për atë situatë. Ishte zgjidhje e dy prokurorëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u kontrollua nga një gjyqtar i Shkallës së parë të Krimeve të Rënda , nga tre gjyqtarë të apelit të Krimeve të Rënda, nga dy prokurorë të prokurorisë Tiranë… Nga gjithsej 15 prokurorë dhe gjyqtarë bashkë dhe mori zgjidhjen që mori. Çështja Tahiri ishte pikërisht çështje që kishte të bënte me mazhorancën që është sot në fuqi. U tha që drejtuesja e Krimeve të Rënda ka ardhur me qëllim për të prishur provat për të dhënë zgjidhjen që pretendon se do zgjidhte, për ti dhënë pafajësi Tahirit. Prokurorët ishin tërësisht të lirë, të vendosur në zgjidhjen juridike dhe mori po këtë zgjidhje që mori. E njëjta gjë ndodhi dhe me çështjen Shullazi. Pra që prokurorja do të dështonte në rastin Shullazi, prokurorja nuk dështoi. Ai u dënua me disa vite burgim, vetë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të rënda ishte pjesë e trupës së prokurorëve që përfaqësonte çështjen në gjykim.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave