Pas takimit me gazetarët ku tha se opozita do duhet të hyjë në zgjedhjet e qershorit, zyrtari i DASH Matthew Palmer ka mbërritur në selinë blu për takimin me Lulzim Bashën
Zëvendës-Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën e ka pritur Oerd Bylykbashi dhe ish ministrit i jashtëm Aldo Bumçi. Palmer do të zhvillojë takimin e tij të dytë politik, pas atij me Edi Ramën.
Besohet se qendra dhe fokusi i diskutimit mes Bashës e Palmer do të mbetet situata politike në vend. Pritet që PD të ketë një reagim pas takimit me zyrtarin amerikan.
Çfarë tha Palmer në takimin me gazetarët
Mesazhi i parë i Palmer ka qenë që opozita do duhet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme, pra ato të këtij qershori.
“Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik. Përgjegjësi e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe të ndaj vizionine saj me mbështëtësit dhe të punoj fort për t’i fituar zgjedhjet ”-është shprehur Palmer.
Më tutje zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit është shprehur se parlamenti është legjitim po ashtu si dhe qeveria dhe se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të çojë deri në fund reformën në drejtësi.
“Qeveria dhe Parlamenti janë legjitime dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi”-tha Palmer.
Duke folur për çështjen e lobimit të PD-së- ai u shpreh se është nën hetim dhe se nuk mund të japë shumë detaje.
“Në një vend demokratik lobimi është legjitim dhe proces normal për sa kohë është brenda transparencës”, është shprehur Palmer para një grupi gazetarësh.
Ndërsa i pytur për një rrezik të ndërhyrjes ruse në Shqipëri ai theksoi se është një target i vështirë.
Palmer gjithashtu zbuloi se së shpëjti do të ketë një emër për ambasador të Amerikës në Shqipëri.
“Amerika kërkon transparencë dhe bashkëpunim mes vendeve, ndërsa Rusia kërkon kaos. Ne duam që rajoni të ketë të ardhme, Shqipëria është target i vështirë për Rusinë. Ne mbështesim një marrëveshje mes dy vendeve, Kosovë Serbi, duhet ta njohin njëra-tjetrin”, citohet të jetë shprehur zyrtari i DASH-it
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi