Teksa në të gjithë Shqipërinë procesi i numërimit të votive për zgjedhjet parlamentare është shumë afër fundit, gara për të nxjerrë fituesin e bashkisë së Kavajës ende nuk ka nisur.
Në Kavajë, të dielën u zhvilluan edhe zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakun e qytetit, por dy ditë kanë kaluar dhe procesi i numërimit të votave ende nuk ka filluar.
Në total janë 84 kuti votimi të cilat pritet të numërohen, por në KZAZ-në ku do të zhvillohet procesi, një sërë forcash policie janë mbledhur.
Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja tha sot se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që është thirrur në ndihmë edhe policia. Forca të shumta janë pranë KZAZ-së.
“Duhet të kishte filluar numërimi në 8 dhe ora 11 ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja për News 24.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...