Google ADS

Çfarë po ndodh me pushtetin e Ramës, kudo ku shkon pritet me protesta?

12:30 | 2 Qershor 2018
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Panairin e Punës, në qytetin e Elbasanit.

Por para fillimit të aktivitetit ai është pritur me protesta.

Qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë dalë me pankarta në duar kundër qeverisë së Edi Ramës

“Poshtë pashallarët e krimit”, shkruhej në pankarta, ndërsa është vënë re një numër i shtuar i forcave të policisë.

Pas Cërrikut Rama pati edhe një takim për turin e llogaridhënies në Cërrk

Edhe aty qytetarët dolën me pankarta në duar duke bërtitur: turp turp.

Kujtojmë që ditën e djeshme një protestë e ngjashme iu rezervua ministri Xhafaj në Tiranë./Gazeta Express

https://www.dailymotion.com/video/x6kvv4k

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme