Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur gjykimin për grupin që akuzohet për sulmin me armë ndaj RENEA-s në Lazarat, në vitin 2015, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.
Ditën e djeshme dëshmoi në seancë psikologia, që ka marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarve, fill pas arrestimeve në Komisariatin e Gjirokastrës.
Më herët, të akuzuarit kanë pretenduar se janë dhunuar dhe janë detyruar që të pranojnë veprat penale për të cilat akuzohen, raporton “Panorama”.
Mirëpo, psikologia ka thënë në sallën e gjyqit se nuk ka konstatuar shenja shume të të pandehurit. Kaq ka mjaftuar që të akuzuarit të shpërthejnë ndaj saj, duke thënë se ajo gënjen. Megjithatë, dëshmia e psikologes nuk është rrëzuar nga Gjykata dhe pritet që seancën e ardhshme Prokuroria të japë pretencën për të akuzuarit.
DËSHMIA
Avokati: Kur keni shkuar në komisariat?
L.M.: Jam thirrur vetëm kur prokurori i ka marrë në pyetje. Aty ishte avokati, prokurorët dhe një person tjetër.
Avokati: A ishte i dhunuar?
L.M.: Në fillim e pyeta se kush ishte, është një procedurë që bëhet me të gjithë. Ndërsa sa për dhunë, aty nuk mbaj mend që të kishte shenja dhune. Unë i kam pyetur se si ndiheshin, por nuk më thanë asgjë.
Xhuljo Malo: Çfarë keni parë ju në momentin që jam pyetur unë?
L.M.: Kam shkuar, aty ka qenë avokati, është marrë në pyetje dhe nuk kam konstatuar asgjë. Nuk kam parë shenja dhune. Xhuljo Malo: Si i kisha rrobat unë, keni parë shenja gjaku?
L.M.: Jo, nuk kam parë. Xhuljo Malo: Kjo dëshmitarja gënjen, i ka thënë vetë mamasë sime që djali është i dhunuar. Elson Kazma: Ke qenë kur më kanë marrë mua në pyetje?
L.M.: Po, kam qenë. Elson Kazma: Gënjen se nuk ke qenë kur më kanë marrë në pyetje.
L.M.: Te njëri prej jush kam qenë shumë pak…
Elson Kazam: Kjo ka ardhur me një avokat tjetër dhe më tha që ishte avokati që më kishte caktuar familja, ndërsa familja ime kishte dërguar tjetër.
Oltion Proko: Ju thoni se ishim mirë, po ato kokrrat që më keni sjellë, për çfarë m’i sollët?
L.M.: I dhimbtë koka dhe kam pyetur ata aty nëse mund t’i jap qetësues, më lanë dhe ia kam dhënë. Nuk kam konstatuar dhunë.
Oltion Proko: Po kjo mashtron, zoti gjyqtar. Më keni futur në burg që 16 vjeç. Më ndatë nga familja, nga studimet dhe nga shoqëria. Mua më shkoi jeta në burg. E di pse s’keni konstatuar gjë ju, sepse në momentin që më merrnin në pyetje mua, keni pyetur njërin aty, ato lekët…?/Panorama
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...