Shtetit pritet të ashpërsojë dënimet me burg dhe gjobë ndaj abuzuesve të fëmijëve në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme në internet.
Masat synojnë të pengojnë edhe aksesin e fëmijëve në rrjete apo adresa që dëmtojnë të dhënat personale të nxënësve apo minorenëve.
Nga të dhënat e publikuara nga zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbi 96 përqind e të pyeturve në grupmoshën 15 deri në 18 vjeç kanë hapur dy deri në pesë profile në Facebook apo në rrjete të tjera sociale, ku kanë mbi 200 miq.
Jo vetëm mashtrime seksuale, por edhe nga mashtrime të tjera, fyerja dhe ofendime të tjera janë rreziku që u kanoset të rinjve në internet.
“Për kontrolluesit që quhen në kuptimin e ligjit, që shkelin privatësinë e shtetasve aplikohen sanksione që variojnë nga shifra minimale deri në shifra të konsiderueshme. Ato variojnë nga 20 mijë lekë deri në 2 milionë lekë të reja”, thotë Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit./TCh
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...