Pas tërmetit të fuqishëm që goditi më parë, do të vazhdojë të ketë tërmete të tjerë, më të vegjël.
Kështu shprehet sizmiologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për “News24”.
Sipas Ormenit, si pasojë e prishjes së ekuilibrave, do t ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.
“Tërmeti ishte rreth 30 km në veriperëndim të Tiranës, 18 km në verilindje të Durrësit, 6 ballë me magnitudë 5.1 e shkallës rihter. Tërmeti është shoqëruar edhe me një seri lëkundjesh, me 22 të tilla. Këto janë tërmet të nivelit mesatar. Ato shoqërohen me pasgoditje dhe lëkundje të tjera më të vogla, pasi është prishur ekuilibri. Ky çlirim energjie, pritet të sjell lëkundje të vogla”, – u shpreh Ormeni.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin