Analistja e biznesit, Mira Pogaçi në një lidhje direkte në Opinion tha se investimet apo shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Turqisë kanë ardhur duke u rritur vit pas viti.
Ajo zbuloi disa mallrave kryesore që Shqipëria merr nga Turqia.
“Investimet apo shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Turqisë kanë ardhur duke u rritur vit pas viti. Duke parë shifrat, e kam marrë që nga vitit 2005, shohim që është një rritje progresive, 10 përqind, 15 përqind vit pas viti. Nuk është se ka ndodhur një bum të themi në këto 2 vitet e fundit. Në fillim kanë mbizotëruar makineritë dhe pajisjet që ne kemi importuar më shumë nga Turqia, duke qenë se është një vend që ofron avantazh në fushën e teknologjisë me çmime më të lira krahasuar me Europën. Por dhe politika vendase këtu në Shqipëri ka ndikuar në mënyrën sesi ne bashkëveprojmë me këtë shtet. Në vitin 2007, kur janë rritur investimet në vendin tonë në infrastrukturë dhe ndërtim, shohim që në vend të parë me Turqinë kanë kaluar materialet e ndërtimet dhe metalet. Ushqime të cilat ato që kanë filluar marrëdhëniet tona tregtare, më tej janë ulur si shifra, duke vijuar tek tekstilet, lëkura, plastika dhe kimikës”.
Po Shqipëria çfarë eksportesh bën drejt Turqisë?
“Në bëjmë eksport drejt Turqisë. Kemi eksportuar më shumë minerale për disa vite dhe nga viti 2007-2016, kemi patur një bilanc pozitiv, më shumë kemi eksportuar minerale drejt Turqisë sesa kemi importuar. Tani bilancin e kemi negativ. Ndërsa nga vitit 2010 deri në 2015 kemi eksportuar më shumë sesa kemi importuar nga Turqia metale”.
Pogaçi thotë se Turqia është në prej investitorëve me peshën kryesore në vendin tonë.
“Turqia hyn tek vendet që investimet e huaja direkte me një peshë kryesore në vendin tonë. Mund të themi janë të shtrirë në të gjithë sektorët strategjikë. Në energji, ku subjektet turke ka bërë investimin e dytë më të madh në vend, hidrocentralet e Fanit. Janë në pjesë e turizmit, infrastrukturës. Kompanitë turke tashmë ka fituar për të bërë tunelin e Dhërmiut, ka marrë pjesë po ashtu kompani turke në By Pass-it e Urikumit, në Aeroportin e Vlorës, etj”./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...