60 ditë burg dha Gjykata e Krimeve te Rënda për vrasësin e dy prindërve të tij. 29-vjeçari Leo Nika i pranishëm ne seancën e masës së sigurisë, përveç dhënies së gjeneraliteteve nuk ka pranuar të flasë përpara trupit gjykues rreth ngjarjes.
Referuar gjendjen së tij ende nen shok dhe dyshimeve që vuan nga një depresion i thellë, shoqëruar me probleme psikike, gjykata ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize mjekësore. Do te jenë mjekët ata qe do të verifikojnë gjendjen shëndetësore dhe psikike të 29-vjeçarit, duke i paraqitur gjykatës kartelën mjekësore brenda afatit 60 ditësh të dhënë si masë sigurimi personal për të. Pas kësaj trupi gjykues do te marre vendimin mbi fatin e te riut nga Xhafzotaj i Durrësit.
Më herët, autori i vrasjes së dy prindërve te tij Ali dhe Jenije Lika në banesën e tyre , është shfaqur sa i penduar dhe i traumatizuar për krimin e rëndë. Ai ka pohuar para hetuesve te çështjes së nuk mban mend asgjë si ka nisur konflikti dhe rrjedhur ngjarja deri në momentin e ekzekutimit te prindërve. Vrasja e dyfishte ndodhi të enjten në Xhafzotaj, ku Leo Nika, prind i një fëmije, vrau me çifte prindërit e tij.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën