Familja ideale për një të rritur shqiptarë është me dy fëmijë, por ndërkohë hendeku ndërmjet dëshirës dhe realitetit është më e lartë. Në 2017-n , raporton “Monitor”, norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48 fëmijë për grua, nga 1.54 që ishte një vit më parë.
Anketa gjeti se sa më shumë fëmijë të ketë një grua, ka më shumë gjasa që ajo të mos dëshirojë fëmijë të tjerë. 94% e grave të martuara aktualisht me katër ose më shumë fëmijë nuk duan më fëmijë apo janë sterilizuar, shkruan revista “Monitor”.
Hendeku ndërmjet dëshirës për të lindur fëmijë dhe lindjeve aktuale në Shqipëri tregon se mundësia për të rritur fëmijë kushtëzohet nga faktorë ekonomikë dhe socialë. Mundësitë ekonomike prevalojnë në arsyet pse familjet shqiptare kanë fëmijë më pak se sa duan. Ndërkohë lindjet reale janë më afër planikimeve të familjeve se sa dëshirës së tyre. Revista “Monitor” shkruan se prindërit shqiptarë lindin fëmijë në varësi të mundësive ekonomike se sa dëshirës që kanë.
Rënia me e madhe e lindshmërisë sipas të dhënave të fundit të INSTAT ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku lindjet në raport 2017 kanë rënë me 16 për qind, ndërsa në raport me censusin e 2011 lindjet në këtë qark pësuan rënie me 31 për qind. Sipas autoriteteve lokale Korça po vuan nga tkurrja e popullsisë me shumë se qarqet e tjera për shkak të kostove të larta që krijon dimri i gjatë.
Pas Korçës numri i lindjeve pësoi rënie të madhe edhe në qarkun e Kukësit, ku bebet e lindura ishin 12 % më pak se më 2017 ose 448 bebe më pak gjatë një viti. Për shkak se është qarku më i varfër në vend, Kukësi është përballur me migracion të brendshëm dhe emigracion përgjatë gjithë periudhës së tranzicionit.
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...