Aktivistët e Partisë Demokratike që morën pjesë në mitingun para kryeministrisë nuk janë helmuar me lëndë luftarake.
Kjo është përgjigja e vetme dhe e shkurtër e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka dorëzuar një shkresë zyrtare pranë Prokurorisë së Tiranës ku i njofton për rezultatet e hetimit të kryer nga ana e tyre.
Sipas kësaj shkrese, ku evidentohet matja e ajrit, marrja e disa mostrave nga objekte të ndryshme në bulevard e deri te këqyrja e pemëve për rreth kryeministrisë, laboratori i forcave të armatosura thotë se nuk është konstatuar lëndë luftarake. Por për hetuesit, kjo përgjigje ka ngrit disa pyetje të tjera për të cilat Ministria e Mbrojtjes nuk i ka sqaruar.
Sipas akuzës, thuhet se Ushtria nuk ka sqaruar se cili ka qenë shkaku i reaksionit tek qytetarët, a është përdorur ndonjë lëndë tjetër helmues apo kimikat i ndryshëm veç atyre luftarake, nëse po çfarë është, e shumë pyetje të tjera, që hetuesit nuk kanë marr një përgjigje.
Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se prokuroria me anë të letër porosisë i ka kërkuar autoriteteve gjermane kryerjen e një sërë analizash për disa pacient të shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku edhe kanë marrë mjekimet e duhura.
Pasi Mjekësia Ligjore shqiptare është shprehur se nuk ka mundësi njerëzore dhe as teknologjike për kryerjen e ekspertimeve të ndryshme për të parë se cili ka qenë shkaku i reaksionit te qytetarët që morën pjesë në mitingun e PD-së para Kryeministrisë.
Edhe opozita ka kërkuar që organet ligjzbatuese sa më shpejt të nxjerrin përgjegjësit për helmimin e rreth 200 personave që kërkuan ndihmë në ambientet spitalore. Ndërkohë prokuroria ka sekuestruar dy prozhektorë të kompanisë private që merrej me organizimin e eventeve, për t’i nënshtruar ekzaminimit nëse llampat e këtyre prozhektorëve mund të shkaktojnë irritimin e lëkurës, skuqjen e syve apo edhe dhimbjet e kokës. Por mësohet se laboratori i policisë shkencore ende nuk ka kthyer një përgjigje për prokurorin në lidhje me ekzaminimet e kryera.
Për helmimin e rreth 200 aktivisteve të PD-së ka nisur hetimet nga policia dhe prokuroria e Tiranës për akuzën e “pengimit të subjekteve zgjedhore” të parashikuara në nenin 325 të Kodit Penal./shekulli
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni