Që prej 27 shkurtit ditës kur autoritetet shqiptare kapën ngarkesën me 613 KG kokainë në Maminas qeveria shqiptar po këmbëngul në versionin se ky ishte thjeshtë një sukses shqiptar, i pa arritur me ndihmën e partnerëve.
Kjo këmbëngulje e kryeministrit e detyroi edhe Fatmir Xhafën të gëlltiste ato që kishte thënë dhe të bënte prapaktheu në qëndrimin që kish pasur menjëherë pas aksionit kur falenderoi edhe shërbimet partnere për këtë goditje.
Por megjithëse komunikata e marinës Kolumbiane i nxorri bllof, megjithëse ajo pohojnë se ngarkesa me banane po ndiqej që kur ishte nisur nga Amerika Jugore, autoritetet shqiptare insistojnë në faktin se qenë ata që e kishin sekuestruar mallin që vlente 180 milionë euro.
Pas gjithë këtij debti që zgjat prej disa ditësh ngrihet një pyetje: Pse qeveria shqiptare e mohon me forcë bashkëpunimin me shtetet e tjera? Pse ajo e anashkalon faktin se anija e kokainës, u ndoq që nga Kolumbia? Pse ajo do të bëjë sikur nuk ka ndodhur vizita e shefit kombëtar të anitimafias italiane De Raho, pikërisht në ditët që ngarkesa me kokainë kishte mbërritur për herë të 98 në portin shqiptar?
Ky mohim në sipërfaqe mund të justifikohet me vanitetin e thjeshtë të privatizimit të suksesit.
Por ka gjasa që qëllimi të mos ketë qenë ky. Sepse po qe për t’u mburrur qeveria shqiptare mund ta shiste këtë operacion me të njëjtat efekte propoganiistike për të edhe po ta trajtonte si bashkëpunim me partnerët. “Partnerët besojnë tek policia jonë dhe ne e luftojmë së bashku narko trafikun” mund të kishte qenë një slogan që e bënte dy herë më të lavdishëm operacionin e maminasit.
Por, Rama dhe qeveria e tij hoqi dorë me vullnet nga kjo lavdi e dyfishtë. Ata këmbëngullën që drogën e kapën të vetëm. Dhe ka një arsye se pse e bënë këtë.
Pas këtij version mund të fshihen anë të tjera më të errëta.
Nëse pranon se ishte e informuar prej kohësh nga partnerët, nëse këmbëngul se e dinte që ngarkesa do zbarkonte në Durrës, policia shqiptare duhet t’I përgjigjet edhe një pyetjeje tjetër: Pse nuk mori masat të identifikonte peshqit e mëdhenj.
Pse kur e dinte çdo të ndodhte përfundoi vetëm me kapjen e një shoferi dhe një punonjësi të kompanisë së tregëtimit të bananeve?
E vetmja rrugë për të jusifikuar ‘arratisjen” e peshqve të mëdhenj ishte kjo: të bënte sikur kapja qe një “sukses” i rastësishëm i policisë dhe doganierëve shqiptarë.
Sepse vetëm duke e shitur si një aksion të pa palanifikuar për një kohë të gjatë, qeveria mund të justifikojë faktin se për një ngarkesë 180 milionë euroshe, në rrjetë ranë vetëm cironka./lapsi/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok