Djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja, Rexhep Rrahja u arrestua pas urdhërit të Gjykatës së Krujës, e cila ka dhënë masën “Arrest me burg”, pasi 24-vjeçari akuzohet për përndjekjen, dhunimin dhe dhunimin e Xhisiela Malokut.
Por ndoshta ai do të ishte ende i lirë silur një zinxhir faktesh rastësisht dhe kokëkrisja e një nënkomisari policie nuk do të kishin këmbëngulur për ta bërë publike cështjen. Ja etapat nëpër të cilat kaloi ajo
Denoncimi publik nga ish-oficeri i policisë gjyqësore Emiljano Nuhu
Për arrestimin e të riut duhej të dëshmonte me zë dhe figurë një ish-oficier i policisë gjyqësore, Emiljano Nuhu. Ky i fundit zbuloi në një intervistë me gazetarin Basir Çollaku në Shijak TV se kishte marrë dëshmi nga Xhisiela Maloku, një 25-vjeçare nga Fushë-Kruja, se Rexhep Rrahja, e kishte dhunuar dhe përndjekur por në komisariate refuzonin t’i merrnin kallëzimin.
Për 25-vjeçaren, prej tre muajsh nuk jepej urdhër mbrojtje, pavarësisht kallëzimeve të saj në komisariatin në Krujës si dhe në Tiranë.
Emiljano Nuhu tregoi se për të shuar këtë çështje, funksionarët më të lartë të mazhorancës janë marrë personalisht, deri me kërcënimin me jetë të vetë ish-oficerit. Nuhu implikon direkt Taulant Ballën, si dëshmitar të kërcënimit të tij me jetë nga Rrahman Rrahja dhe vëllai i tij me pistoletë, brenda komisariatit të Krujës.
Dhuna, përndjekia dhe përdhunimi i Xhisiela Malokut
Në intervistën e Emiljano Nuhut dhe dëshmitë e Xhisiela Malokut të publikuara në media, theksohet dhuna e përsëritur që djali i deputetit socialist ka ushtruar ndaj të resë.
Pasi janë ndarë, Rexhep Rrahja e ka përndjekur vazhdimisht Xhisiela Malokun. Përpos përndjekjes, ai e ka kërcënuar me pistoletë, rrahur dhe përdhunuar.
Episodi më i rëndë i këtyre abuzimeve është ai i marrjes me dhunë në hotel të të resë nga Rrahja nën kërcënimin e pistoletës. Sipas dëshmive, djali i Rrahman Rrahjas e ka rrahur në një dhomë hoteli, i ka fikur cigaren në kofshë dhe e ka goditur deri sa Xhisiela Malokut i ka rënë të fikët. Këtu ngrihen dhe akuza për përdhunim. Një dëshmi tjetër tregon se 25-vjeçarja është rrahur aq keq nga ish i dashuri i saj sa 9 ditë kishte qenë në “gjendje të keqe” duke mos pasur mundësi të shkonte në punë.
Denoncimi i parë nga Sali Berisha dhe mbrojtja politike e Rrahman Rrahjës
Denoncimet ndaj Rexhep Rrahjas kanë nisur që më 29 korrik të këtij viti. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka denoncuar ngjarjen duke publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij.
Në mesazhin e publikuar nga Berisha theksi vihet mbi dhunën që Rrahja ushtroi ndaj Xhisiela Malokut, por edhe manipulimi i ngjarjes në rajonin e Fushë Krujës.
“Inspektori i krimeve dhe opgj janë nën presion e trysninë e deputetit Rrahman Rraja e të kry të bashkisë Artur Bushi dhe vëllait të deputetit Xhelal Rraja qe është drejtor i postës Krujë e ndërhyrjes së taulant balla kanë bërë të mundur mos ndalimin e djalit të deputetit dhe çeshtja ka shkuar në prokurinë e Krujes në heshtje. Vajza e familja e saj janë nën presion psikologjik e dhunë verbale” – i shkruante denoncuesi Berishës.
Që pas publikimit të ngjarjes nga Emiljano Nuhu një javë më parë, ky i fundit është vënë në shënjetrës nga mazhoranca. Taulant Balla e ka akuzuar si të paguar nga Partia Demokratike dhe se nëpërmjet kësaj ngjarje ai kërkon azil politik. Edi Rama e etiketoi si “horr” që sabotoi detyrën për të marrë azil, ndërsa Berisha u shpreh se pavarësisht denoncimit të tij tre muaj më parë, ngjarja manipulohej dhe fshihej nëpërmjet ndërhyrjes së zyrtarëve të lartë socialistë./lapsi.al/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...