Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave ishte i ftuar në Open.
Çfarë do të bëhet me banorët që kanë marrë shtëpitë me kredi dhe u është shembur shtëpia?- e pyeti Eni Vasili, shkruan Top Channel.
Rasti i të gjithë atyre që kanë humbur shtëpinë dhe që kanë kredi, është lehtësues për ata, domethënë nuk do të barrën e ripagimit të kredisë për sa kohë ata kanë bërë një sigurim të pronës apo kredisë.
Të gjithë ata që kanë marrë kredi për shtëpi kanë bërë një sigurim, por ka dy lloje sigurimesh, në varësi të asaj që ka ofruar banka ose asaj që ka kërkuar kredimarrësi. O ka siguruar vlerën e pasurisë në vlerën e tregut ose çdo vit ka siguruar vetëm vlerën e kredisë së mbetur.
Të gjithë ata që kanë marrë kredi duhet të adresohen pranë bankës të informohen se çfarë duhet të bëjnë konkretisht, por të gjithë ata që kanë të paguar prim sigurimi janë të mbrojtur pasi shoqëria e sigurimit duhet të paguajë pjesën e mbetur të kredisë- tha Brumbulli.
KQZ sot mban mbledhje
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës