Në një lidhje me Skype në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia, ministrja e Ekonomisë dhe Financave ka shpjeguar se fare do të bëhet me bizneset që do të vazhdojnë të mbyllur dhe nuk paguajnë dot punëtorët.
Besart Kadia: Pyet dikush. Kam një biznes me 30 punonjës, njëri restorant dhe tjetri një pikë shitjeje me shumicë. Nuk ka likuiditet që t’i paguaj, pasi i kam mbyllur të dyja aktivitetet, dhe nuk kam të ardhura. çfarë të bëj, t’i pushoj nga puna?
Denaj: Ne flasim për një situatë prej dy javësh, sigurisht nëse biznesi është i mbyllur, dhe kjo situatë do të vazhdojë, shumë biznese po mendojnë për një pezullim dhe ne jemi duke parë për një shërbim online për këtë proces përmes QKB-së, që edhe ky problem të ezaurohet. Unë pashë sot në media edhe keqinformime dhe për të mos e adresuar drejt situatën, pasi ne nuk pengojmë bizneset që vendosin që të pezullojnë aktivitetin.
Të githë jemi njëlloj, pasi edhe ne kemi pasur pengesa për të dalë në punë dhe kjo ka sjellë që të gjitha proceset të jenë online dhe ky proces online do të mundësohet. Pra, nuk është intensional. Kjo nëse situata do të agravohet për një situatë të gjatë, por nëse nuk agravon dhe biznesi ka pasur mundësinë e disa kursimeve. Nëse flasim prë të njëjtën situatë deri në fund të qershorit atëherë sigurisht që do të ketë vështirësi ndërsa në fund të marsit ëhstë shumë e vështirë që nuk ka ekzistuar asnjë mundësi për një fond rezervë.
Dalja e personave në statusin e të papunëve ka një procedurë, dhe nuk është një procedurë e menjëhershme, dhe personi do të përfitonte nga fondi i papunësisë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...