Google ADS

Çfarë do ndodhë sot? Tahiri do të përballet me dosjen e ardhur nga Leçe

09:43 | 21 Tetor 2017
Arbresh.info

Në një kohë kur e gjithë dita e Premte u shoqërua me debate të forta, për heqjen e imunitetit të debutetit Tahiri mbrëmjen e djeshme në adresë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,ka mbërritur një dosje voluminoze nga prokuroria e Leçes.

Bëhet fjalë për një dosje voluminoze që shkon diku tek 380 ose 400 faqe, në të cilat prokuroria e Leçes, ka pasqyruar të gjithë hetimin e saj, lidhur me anëtarët dhe drejtuesit e kartelit të drogës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj në Vlorë.

Dosja e mbërritur nga Leçe është studiuar me imtësi përgjatë gjithë natës së djeshme dhe se pritet që ditën e sotme ajo të jetë pjesë e diskutimeve të forta në mbledhjen e Komisionit të Imuniteteve në Kuvend. Prokurorët e Krimeve të Rënda nuk bëjnë asnjë koment rreth asaj që ka brenda kësaj dosje, por shtojnë se në ditët në vijim, mund të ketë dhe arrestime të zyrtarëve brenda radhëve të policisë së Shtetit dhe Policisë së Vlorës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme