Google ADS

“Çështje javësh”/ Rama takon mjekët: Ju do vaksinoheni të parët

14:33 | 25 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin sot në spitalin Infektiv ku takuan mjekët dhe i falenderuan për punën e bërë deri më tani, ndërsa njoftuan se ata do të jenë të parët që do të marrin vaksinën.

Rama tha se për procesin e vaksinimit po bëhet gati një strukturë tek stadiumi “Air Albania” për procesin e vaksinimit ndërsa tha se vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e vaksinës në disa rrugë.

“Ju jemi shumë mirënjohës , kemi respektin më të madh. Shumë respekte një sakrificë e jashtëzakonshme, ndodh njëherë në 100 vite, por ja që ndodhi. E dimë që këto kanë qenë muaj të vështirë jeni përballur me sfida jo të vogla.

Po ju japim dhe një lajm se pas kësaj lufte do bëhet godina e re ,me miratimin e Bankës Botërore Infektivi do rindërtohet.

Mbyllja e luftës do jetë me ceremoni. Jemi shumë afër mbyllje së një marrëveshje me disa komponentë për vaksinën, në fillim të vitit do kemi dozat e para që janë për ju, do e hidhni me short kush do e bëjë më para.

Ju do vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh, është pak e vështirë se dhe shtete e mëdha do marrin shumë më pak se ç’kishin parashikuar.

Kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe s’po i thonë publikisht shifrat sepse informacioni që kishin ka ndryshuar për shkak të dinamikës, tani marrëveshjet bëhen shtet me shtet.

Jemi afër dhe me Astrazeneca që besoj do miratohet tani, po dhe me Modernën jemi në tratativa, si dhe me shtetet të tjera.

S’kemi dashur të bëjmë fjalë por jemi shumë afër, kemi besim se për ekipin e covid do jetë shumë shpejt gati gjithçka. Kemi filluar një projekt tek Air Albania stadium për vaksinat. Mendohet se mjedisi i hapur do jetë shumë më mirë dhe mendojmë se në fillim të janarit do jetë gati për të bërë procesin e vaksinimit. Hap pas hapi pastaj do vazhdojmë me grupet e prioriteteve, mësuesit, policët”, tha Rama./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme