Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve të Ora News hodhi akuza ndaj disa ambasadorëve të akredituar në vendin tonë për qëndrimet e tyre pas publikimit të çështjes së vëllait të Fatmir Xhafaj.
Paloka në bindjen e tij qëndrimet e disa ambasadorëve i konsideroi si skandalozë, ndërsa tha se kanë diskredituar veten e tyre.
Pyetje: Që pas publikimit të përgjimit, përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafik droge, nuk ka pasur një reagim të qartë nga ambasadat e huaja, nga ndërkombëtarët, madje Ministri i Brendshëm u shfaq sot në krah të ambasadores gjermane. Përse kjo heshtje e ndërkombëtarëve?
Unë nuk do doja t’i komentoja sepse ne kemi zgjedhur të merremi me institucione direkte për shumë arsye. Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje, por ne kemi zgjedhur të mos merremi me disa individë që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre. Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucionet dhe janë institucionet ndërkombëtare qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelaritë europiane i kanë bërë të qartë pozicionet e tyre. Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit.
Deputeti demokrat u shpreh se nuk ka besim se Prokuroria do të bëjë një hetim të drejtë.
Paloka:E dha urdhrin Rama. Ai tha që unë e verifikova audion dhe këtë qëllim kishte, ti thoshte prokurorisë ky është qëndrimi, qëndrimin e vendos unë. Qëndrimin tonë për prokuroren ne e kemi deklaruar që ditën e parë, vetëm me një synim të shpëtoja Ramën dhe të inkriminuarit e tij dhe ta përdorte kundër opozitës. E para i tha që nuk ka autenticitet video-përgjimin dhe e dyta dha urdhër arresto opozitën.
Në lidhje me protestën që do të zhvillohet në 26 maj, Paloka tha se qëllimi kryesor është largimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...