Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët është fokusuar te ngërçi më i fundit politik për zgjedhjen e Kryeprokurorit, duke theksuar se “Kemi një krizë kushtetuese”.
“Kemi krizë dhe dhunim flagrant të Kushtetutës. Kemi bllokim të reformës në drejtësi. Kemi një krizë kushtetuese”, tha ndër të tjera kreu i PD, Basha duke vlerësuar se kjo nuk mund të zgjidhet me arnime apo me sajesa anti-kushtetuese.
“KLP duhet të ishte krijuar brenda 10 prillit të vitit 2017. Vetëm KLP mund të marrë vendime mbi mandatin e Kryeprokurorit. Kushtetuta qëllimisht nuk lë hapësirë për periudhë tranzitore për zgjedhjen e Kryeprokurorit. Çdo institucion i papërfshirë në kushtetutë, i ngritur me çfarë do ligji dhunon rëndë kushtetutën, për të sabotuar krijimin e SPAK, për të sajuar një Kryeprokuror politik. Gjithçka tjetër është propagandë, antikushtetuese dhe anti-reformë”, tha Basha.
Më tej, Basha u shpreh se kandidatët duhet të kalojnë Vettingun, raporton TCH.
“Një mandat i siguruar në shkelje të kushtetutës është i pavlefshëm. Ne do të ndërmarrim çdo hap, do të ndërgjegjësojmë shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Kjo situatë prek çdo qytetar. Një Kryeprokuror politik do të mbrojë dhe nuk do të luftojë politikanët e korruptuar”, u shpreh Basha.
Sa i përket deklaratave të ambasadorit Lu, Basha tha se nuk preferon t’i komentojë ato, ndërsa u shpreh se nuk beson se asnjë ambasador do të kërkojë shkeljen e kushtetutës./TopChannel/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...