Google ADS

Çështja e detit, vjen vendimi i shumëpritur i Metës

19:23 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur ditën e sotme që të japë Plotfuqishmërinë për grupin negociatorë për të negociuar me Greqinë.
Përmes një njoftimi për mediat, Meta bën me dije se në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Meta i ka kërkuar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme