Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë konferencës për analizën vjetore të viti 2022 dhe objektivat për vitin 2023, tha se janë në fazën e punës teknike në lidhje me çështjen e detit.
Në konferencë së bashku me Ministren e Shtetit, Majlinda Dhuka, Xhaçka theksoi se nuk po punohet vetëm për çështjen e detit, por aktualisht janë ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për mirëmbajtjen e dy piramidave kufitare, raporton Top-Channel.
“Jemi duke punuar me Greqinë për problemet që kemi trashëguar që janë në interes të dy popujve, kemi mirëkuptim për të zgjidhur të gjithë gamën e çështjeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për hapësirën tregtare, por edhe për shfuqizimin e ligjit të luftës apo efektet juridike që lindin prej tij. Edhe çështje të tjera të hapura, kemi përfunduar ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për mirëmbajtjen e dy piramidave kufitare, edhe çështja e kufizimit të zonave detare si çështje me interes të ndërsjelltë”, u shpreh Xhaçka.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA