Ka dështuar për të tretën herë dëshmia e Shkëlzen Berishës në komisionin hetimor për privatizimin e OST-së tek kompania çeke CEZ. Shkak është bërë sërish refuzimi i Berishës për të bërë betimin përpara kryetarit të komisionit, Taulant Balla, i dënuar për shpifje në dëm të djalit të ish-kryeministrit.
“Je i dënuar për shpifje”, i përsëriti disa herë Shkëlzen Berisha, Taulant Ballës, përpara se kreu i komisionit ta nxirrte jashtë Berishën “për fyerje të institucionit”.
“Ky është shembulli më i qartë se sa i domosdoshëm është vetting-u në Shqipëri. Janë mësuar të gjykohen nga gjykatësit që i cakton babi. Këta njerëz duan të caktojnë edhe kryetarët e anëtarët e komisioneve hetimore”, tha Balla.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...