Në intervistën dhënë për Zërin e Amerikës, ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se marrëveshja me Greqinë po ecën pozitivisht, por nuk zbuloi shumë detaje rreth saj.
“Jemi në një fazë dialogu intensiv për të gjitha çështjet, qoftë ato me karakter dhe me peshë historike apo çështjet e aktualitetit politik. Besoj se kemi hedhur disa hapa të rëndësishëm përpara edhe për ato çështje të cilat deri para pak vitesh konsideroheshin tabu…
Për shembull, deri para pak vitesh konsiderohej tabu që të uleshim dhe të diskutonim për një marrëveshje të re për sa i përket kufizimit të zonave detare. Sot jemi pikërisht në mesin e këtij procesi dhe një pune voluminoze. Deri para pak vitesh mohohej ekzistenca e ligjit të luftës nga ana e Greqisë përkundrejt Shqipërisë. Sot për sot ne kemi një diskutim të qenësishëm jo vetëm për shfuqizimin e ligjit të luftës, por edhe pasojave kryesisht ligjore që vijnë nga ligji i luftës” – thotë Bushati. I pyetur nëse në tryezë është hedhur edhe çështja çame, ministri i jashtëm jep këtë përgjigje:
“Qëndrimi ynë është i palëkundur dhe në lidhje me mënyrën se si ne e kemi konceptuar adresimin e çështjes çame, duke vendosur edhe linjat e kuqe që kanë të bëjnë me integritetin territorial të Greqisë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut me përgjegjësinë individuale dhe jo kolektive, me të drejtën për të përkujtuar aspekte të ndryshme të historisë ku përfshihet edhe çështja çame me të drejtën për të gëzuar pronësinë. Ju më pas thoni që Greqia nuk e njeh (çështjen çame).
Mund t’ju them se edhe për çështje tjera kemi pasur situata totalisht të konceptuar ndryshe nga ne dhe Greqia. Por me vullnet, me bisedime dhe me punë palët kanë arritur që të përafrojnë qëndrimet e tyre. Unë shpresoj që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria dhe Greqia do t’i përafrojnë qëndrimet edhe për këtë çështje”.
Bushati u pyet edhe për deklaratat e homologut grek, Kotzias se shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale.
“Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i jashtëm grek, por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e të drejtës kushtetuese dhe legjislacionet respektive” – e mbyll Bushati./VoA/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë