Një ngjarje e rëndë është shënuar në Cërrik, ku në banesën e I.Z ka shpërthyer në flakë gazi i rrjedhur nga një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit ka marrë flakë banesa e cila është djegur plotësisht.
Si pasojë e flakëve kanë mbetur të plagosur pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për pasojë banesa ka marrë flakë dhe është djegur plotësishtë si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...