Papa Françesko ka uruar Ilir Metën më rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës. Në mesazhin e dërguar nga Selia e Shenjtë, Papa Françesko i përcjell përgëzimet më të sinqerta Metës për detyrën e re dhe shpreson në angazhimin e tij për të forcuar solidaritetin dhe unitetin e qytetarëve shqiptarë.
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Meta
Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Teksa ju bëheni gati të filloni bëheni mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet më të ngrohta ju dhe qytetarëve shqiptarë. Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare. Lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet.
Papa Françesko
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...