Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi deklaroi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare është 48.2 për qind.
Mirëpo, ky nuk është rezultati final, pasi ende nuk ka informacione nga të gjitha qendrat e votimit. Në një prononcim për mediat, Celibashi sqaroi se pajisja e identifikimit elektronik ka punuar me metodën offline dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet raportimi në kohë reale i votuesve. “Ka filluar procesi i numërimit për zonën zgjedhore të Pustecit.
Ndërkohë, është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe kutitë e votimit. KQZ është duke e monitoruar. Procesi i transportimi të fletëve të votimit dhe bazës materiale është duke u bërë në përputhje me procedurat. Sa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave, janë në nivele 48.2 për qind. Rezultatin final do ta kemi pasi ta marrim të gjithë informacionin nga të gjitha qendrat e votimit. Në pjesëmarrjen totale të zgjedhjeve në numër e kemi pasi të përfundojë procesi i numërimit”, deklaroi Celibashi./vizionplus
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...