Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas nga Çekia në Hanin e Hotit, Shkodër, duke goditur kështu një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ai u kap me 19 kg kanabis. Në piken kufitare të Hanit të Hotit, në dalje të Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare me shërbim në vijën e dytë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip Opel, me targë 5AR2462, me drejtues Elchin Ragimov, cili kishte destinacion Malin e Zi.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme. Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit: Elchin Ragimov, 42 vjeç, banues në Pragë, Çeki. Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...